Erling Haaland dhe Noussair Mazraoui janë prioritetet e Barcelonës.
Presidenti i katalanëve, Joan Laporta ka mbajtur takim për të bindur agjentin e tyre.
Një takim sekret midis presidentit të skuadrës së Barcelonës, Joan Laporta dhe sekretarit teknik Jordi Cruyff me agjentin Mino Riola është zhvilluar në Monako, për të diskutuar lidhur me nënshkrimet e Haaland dhe Mazraoui.
Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmund gjatë verës me klauzolën e lirimit për 75 milionë euro.
Barcelona në garë për të nënshkruar me sulmuesin po përballet me konkurrencë nga Real Madridi, Manchester City, Bayern Munich dhe Manchester United.
Top ekipet evropiane janë pas tij.Ndërkohë, Mazraoui verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë. Barcelona janë duke e mbajtur nën kontroll mbrojtësin e djathtë qe disa muaj.
Takimi në mes presidentit dhe agjentit është zhvilluar me qëllim që të arrihet një marrëveshje për të dy lojtarët.
Fokusi ishte kryesisht te Haaland, pasi për mbrojtësin e Ajax nuk duhet të paguhet ndonjë shumë për kartonin, kurse për norvegjezin duhet gjetur marrëveshje edhe në aspektin financiar.