Sergio Reguilon rikthehet te Tottenham pas vetëm 4 muajsh huazim te Manchester United.
Mbrojtësi spanjoll ka bërë 12 paraqitje në të gjitha garat me “Djajtë e Kuq” dhe ato në pjesën më të madhe nuk i ka luajtur të plota.
Me mbërritjen në Londër në 2020, te “Spurs” që shpenzuan 30 milionë euro për kartonin e tij, Reguilon nuk arriti kurrë të bindte, duke bërë që në 2022 të dërgohej në formë huazimi te Atletico Madrid dhe së fundmi ishte pjesë e Manchester United, po në huazim.
“Djajtë e Kuq” arritën ta merrnin mbrojtësin me një marrëveshje të minutës së fundit, pas dëmtimeve që kishin pësuar Malacia dhe Shaw. Me kthimin e të dyve, Reguilon shihet si i panevojshëm te United dhe tashmë ata e rikthyen mbrapsht, teksa edhe te Tottenham vështirë se spanjolli do të gjejë hapësira, duke ditur se “Spurs” kanë në rolin e tij Destiny Udogie.