Mesfushori Rade Krunic së shpejti pritet ta firmosë kontratën e re me skuadrën e Milanit, ka raportuar “Tuttomercatoweb” të hënën.
Bëhet e ditur se palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brenda këtij muaji. Me kontratën e re Krunic do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2025.
Kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2024, por te Milani po duan ta mbajnë Krunicin më gjatë në “San Siro” pas paraqitjeve të mira sezonin e shkuar. 28-vjeçari iu bashkua Milanit në vitin 2019 nga skuadra e Empolit.
Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, të cilën Milani e fitoi 4:2 ndaj Udineses, Krunic ishte titullar dhe luajti për 84 minuta.