Neymari dëshiron të qëndrojë në Paris Saint-Germain këtë verë.
Sipas “Goal”, braziliani do të mbetet te klubi francez pasi është i përqendruar në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Katar në fund të vitit.
Neymari dëshiron të jetë në formën më të mirë para Kupës së Botës dhe është i bindur se Parisi është klubi i duhur për edicionin e ri.
Ylli brazilian është përfolur se mund të shitet nga parisienët gjatë kësaj vere.
Edhe trajneri Christophe Galtier ka shprehur dëshirën të punojë me sulmuesin.