Sergio Ramos nuk do të mund t’i ndihmojë Paris Saint-Germainit edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Championsit kundër Real Madridit.
Mbrojtësi spanjoll nuk ka arritur të rikuperohet nga lëndimi as për ndeshjen kthyese.
Trajneri Maurico Pochettino ka bërë të ditur se lojtari do të udhëtojë me ekipin në Madrid për duelin që luhet të mërkurën mbrëma.
Në takimin e parë, Paris Saint-Germaini fitoi me rezultatin 1:0.