Bayern Munich duket se në mënyrë indirekte ka konfirmuar largimin e Robert Lewandowski nga klubi.
Tash e sa javë, ylli polak lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona dhe duket se kjo lëvizje do të kompletohet.
Së fundmi, klubi bavarez ka arritur një marrëveshje me kompaninë e video-lojërave, KONAMI.
Në videon ku njoftohet për marrëveshjen, Bayern ka publikuar disa pamje ku shihen të gjithë lojtarët e Bayern – përveç Robert Lewandowskit.
FC Bayern und KONAMI verlängern Partnerschaft 🤝⚽🎮
🔗 https://t.co/yhfAwJ7hbk #FCBayern #efootball #setfootballfree pic.twitter.com/yXnIro08q0
— FC Bayern München (@FCBayern) June 29, 2022