Mbrëmë (e premte) pamë një situatë mjaft interesante në ndeshjen e Kupës FA të Anglisë ndërmjet Brentfordit dhe Wolverhampton, e cila la shumë tifozë të futbollit në habi.
Luhej minuta e nëntë e ndeshjes kur gjyqtari kryesor i ndeshjes, Tony Harrington, përjashtoi nga loja Joao Gomes, por, ajo që befasoi tifozët e futbollit ishte se gjyqtari nxori një karton të kuq të rrumbullakët nga xhepi.
Gjyqtarët mund të marrin me vete kartonë të kuq të rrumbullakët dhe të verdhë drejtkëndësh në ndeshje për dy arsye.
E para është në mënyrë që lojtarët që nuk bëjnë dallimin midis ngjyrave të dinë qartë se cili karton po i tregohet dhe e dyta është që vetë gjyqtari të mos gabojë.