Projekti i dytë i Xavi Hernandez në krye të Barcelonës, i ka bërë kërkesa klubit që të konkurrojë sërish me garancitë maksimale për të gjithë titujt: La Liga, Chmpions, Kupë dhe Superkupë të Spanjës.
Xavi kërkon një ekip konkurrues, prandaj ka kërkuar lojtarë me performancë të menjëhershme në mënyrë që të mos flitet për sezone tranzicioni apo diçka të tillë.
Nga kërkesat e Xavit për krijimin e ekipit kunkurues për të gjithë trofet e mundshëm janë transferimi i mbrojtësve Azpilicueta e Alonso nga Chelsea. Në qëndër tashmë ka nënshkrimin e Christensen dhe vë bast për ardhjen e Kounde.
Ai është gjithashtu në pritje të asaj që do të ndodhë me De Jong. Holandezi, nëse do të shkonte në Premierligë, do të duhej të zëvendësohej nga një tjetër lojtar cilësor, që mund të ishte Bernardo Silva.
Xavi vazhdon t’i besojë gabonezit Aubameyang, i cili performoi në një nivel të lartë pas mbërritjes në merkaton e dimrit dhe pret një rezultat të lumtur me Lewandowski, i cili duhet të jetë lideri i ekipit nëse vjen. Trajneri katalanas pret edhe nënshkrimin e Raphinhas për të dyfishuar këtë pozicion.