Joan Laporta ka folur përsëri lidhur me largimin e Lionel Messi nga Barcelona.
Messi, shtatë herë lojtari më i mirë në botë (të gjitha të fituara me Barcelonën), largohej nga klubi gjatë verës së kaluar, me lot në sy.
Situata ishte aq e paqartë, saqë vetëm thuhej se situata ekonomike nuk mundëson një gjë të tillë. Por, edhe ditë më vonë, Laporta, president i Barcelonës, nuk është pishman për largimin e Leos, ndonëse e konsideron si vendimin më të vështirë që ka marrë ndonjëherë.
“Largimi i Messi? Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë. Nuk doja ta merrja atë vendi. Messi është lojtari më i mirë në histori, por kjo ishte situata jonë”, ka thënë Laporta.
“Duhej të merrja vendimin për Messin, por unë nuk jam pishman. Askush s’është mbi klubin. Me Messin realiteti na goditi. Nuk ka asgjë tjetër”, shtoi presidenti.
Lionel Messi tashmë luan me skuadrën e PSG, ku u transferua pikërisht gjatë merkatos së verës.