Cody Gakpo është futbollisti i momentit në futbollin holandez, pasi shënon e asiston rregullisht.
Sulmuesi i PSV Eindhoven ka shkëlqyer edhe vitin e kaluar, por çuditërisht mbeti në klubin holandez përkundër ofertave të shumta që kishte kryesisht nga Anglia.
23-vjeçari është në një formë të jashtëzakonshme, ku në 14 ndeshjet e para zyrtare këtë edicion ka shënuar 10 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.
Calciomercato ka raportuar se gjiganti italian Milan është duke u interesuar për transferimin e sulmuesit holandez dhe po e sheh atë si zëvendësues adekuat të Rafael Leaos në rast të largimit të portugezit.
Gakpo luan në tre pozitat e repartit ofensivë dhe është një futbollist që i përshtatet shumë skemave të Piolit.
Kampioni në fuqi i Italisë pritet që gjatë janarit të dal me ofertë zyrtare në drejtim të PSV për yllin holandez.