Të gjitha përveç eliminimit nga Liga e Kampionëve, që mund të ndodhë javën tjetër. Në vështirësi të mëdha, me vetëm tri fitore dhe i goditur nga lëndimet e tre lojtarëve kryesorë, nuk ka se çfarë të shkojë me keq për Juventusin këtë edicion.
Edhe pas humbjes poshtëruese të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve nga Maccabi Haifa, krerët e klubit po i besojnë Allegrit. Në fakt ishte presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që tha se Allegri e ka mbështetjen e plotë dhe do të mbetet trajner i Juventusit. Sipas Agnellit, faji nuk është te trajneri, por te futbollistët.
“Në një situatë si kjo nuk bëhet fjalë për një person. Është një çështje që duhet të trajtohet i gjithë grupi. Ndihemi të turpëruar dhe për këtë u kërkojmë falje tifozëve tanë”, ka thënë Agnelli. “Allegri është trajner i Juventusit dhe do të mbetet trajner i Juventusit”.
“Ndihem i turpëruar për atë që po ndodhë. Jam i zemëruar”, tha Agnelli. “Por unë gjithashtu e di se futbolli luhet me 11 lojtarë, humbet dhe fiton me 11”.
“Jo, jo, kjo nuk ka aspak të bëjë me pagën e Allegrit. Nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk fitojmë asnjë ndërhyrje në fushë”, insistoi Agnelli. “Juventusi ka vlerësuar gjithmonë situatat në fund të vitit. Gjithmonë kam luftuar idenë për të konsideruar një shkarkim gjatë një sezoni dhe vazhdoj ta besoj këtë. Ky është një grup prej 80-90 personash që punojnë këtu dhe ne duhet ta rizbulojmë shpirtin tonë, duke i lejuar ekipit t’i vendosë cilësitë e tij në fushë”.
Shkaku i situatës së krijuar, te Juventusi kanë marrë vendim t’i ndërpresin negociatat me të gjithë futbollistët, duke i vlerësuar ata ndeshje pas ndeshjeje. Po ashtu, të enjten përpara stadiumit të Juventusit, tifozët kanë vendosur një pano, ku shihet përkrahja e madhe për Allegrin: “Allegri mos jep dorëheqje!!! Ata që luftojnë kundër teje nuk janë të denjë për këtë fanellë”.