Robert Lewandowski është një nga temat më të nxehta të kësaj merkato.
Sulmuesi polak ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron të largohet nga Bayerni, me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023, ndërsa drejtuesit e klubit të Mynihut nuk duan ta lënë të largohet. Është e qartë se Lewandowski dëshiron të shkojë te Barcelona.
Gjatë ndeshjeve përfaqësuese të Ligës së Kombeve, sulmuesi 33-vjeçar konfirmoi në një intervistë për Onet Sport se dëshiron një ambient të ri.
“Dua të largohem sepse dua të përjetoj emocione të reja. Bayern nuk i dëgjon dëshirat dhe nevojat e mia. Papritmas diçka në mua ka vdekur dhe nuk mund ta kapërcej atë”, tha Lewandowski.
“Epoka ime në Bayern ka përfunduar”, vazhdoi ai.