Agjenti i Lautaro Martinezit e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të lojtarit nga Interi. Sipas tij, e ardhmja është vështirë e parashikueshme.
Ndër të tjera, ai zbuloi se për argjentinasin pati oferta të rëndësishme edhe në të kaluarën, por lojtari u fokusua tek Interi.
“Nuk jam i befasuar nga thashethemet për interesimin e FC Bayern, ka gjithmonë biseda në futboll, por ai është i fokusuar te Interi”, tha fillimisht Martinezit
“Ne morëm oferta të çmendura verën e kaluar, por vendosëm të qëndronim. Në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi agjenti.