Skuadra e Aston Villas ka shprehur interesim për Eden Hazardin, raporton të martën “Marca”.
Mesfushori belg pritet të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të janarit dhe Aston Villa po synon transferimin e tij. Është trajneri i ri i ekipit anglez, Unai Emery, ai që po kërkon me ngulm blerjen e Hazardit.
Ai e sheh Hazardin si përforcim të rëndësishëm për projektin e tij te Aston Villa. 31-vjeçari edhe këtë edicion nuk ka hapësirë të madhe te Reali, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Hazard ka një gol dhe një asistim.