Lionel Messi nuk është duke kaluar aspak momente të mira te Paris Saint-Germaini. Përveç formës jo të mirë, kundër sulmuesit argjentinas tashmë janë shfaqur edhe tifozët e skuadrës franceze.
Messi u vërshëllye dje nga tifozët e PSG-së në ndeshjen ndaj Bordeaux.
Në këtë ndeshje e pranishme në stadium ishte edhe gruaja e 34-vjeçarit, Antonela. Nga fotografitë e publikuara nga “ESPN”, ajo shihet se i ka përjetuar rëndë momentet kur Messi u vërshëllye nga tifozët, sa herë që ai kishte kontakt me topin.
Ndryshe, nga mediat e huaja po raportohet se shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” mund të largohet nga “Parc des Princes” gjatë verës, derisa nuk përjashtohet një rikthim i tij te Barcelona.