Ronald Araujo ka folur në lidhje me lojtarin më të vështir me të cilin është përballur.
Mbrojtësi uruguaian është një ndër më të mirët në pozicionin e tij. Ai ka aftësi të mira në fazën e mbrojtjes, duke e bërë një nga më të dalluarit viteve të fundit në atë pozitë.
Së fundmi Araujo ka treguar se Karim Benzema është sulmuesi më i vështirë me të cilin është përballur.
“Karim Benzema sulmuesi më i ashpër. Ai është një lojtar shumë i zgjuar, ai e di kur të ndalet, si të lëvizë, si t’i lëvizë shokët e skuadrës. Gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm kur luani kundër tij”, u shpreh uruguaiani.
Sot pritet të jetë ndeshje e zjarrtë mes dy ekipeve, ku spikat dueli direkt në mes Benzema dhe Lewandowski si dy sulmuesit më të mirë aktualisht.