Argjentina e ka fituar sot ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, ndaj Meksikës me rezultatin final 2-0.
Me këtë fitore, argjentinasit renditen në pozitën e dytë në grupin C me 3 pikë, po aq sa ka edhe Arabisa Saudite, ndërsa në vendin e parë renditet Polonia me 4 pikë dhe me vetëm 1 pikë në fund të grupit gjendet Meksika.
Grupi C konsiderohet si një nga grupet më të komplikuara duke ditur se ende asnjëra skuadër nuk e ka siguruar kalimin tutje dhe në rast se Argjentina përfundon e dyta në grup, atëherë në raudin e ardhshëm do të përballet me Francën.
Ndeshjet e ardhshme në grupin C janë; Poloni – Argjentinë dhe Meksinë – Arabi Saudite.