Policia e Manchesterit ka konfirmuar se ka arrestuar yllin e Manchester Unitedit, Mason Greenwoodin.
Greenwood ka thyer rregullat e lirimit me kusht, konfirmon policia e Manchesterit.
21-vjeçari është në lirim me kusht, por dyshohet për dhunim, sulm dhe kërcënim për vrasje.
“Policia e Manchesterit është e vetëdijshme se 21-vjeçari ka thyer kushtet e lirimit me kusht dhe është arrestuar të shtunën më 15 tetor 2022. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në një përgjigje të policisë për mediumin “The Sun”.
Greenwood është suspenduar nga Unitedi që prej arrestimit të tij të parë më 2 shkurt.