Sipas raportimeve nga Italia, Paul Pogba do të rikthehet sërish te Juventusi.
“La Gazzetta dello Sport”, “Sportitalia” dhe mediumet tjera italiane kanë raportuar për arritjen e marrëveshjes mes “Zonjës së Vjetër” dhe avokatit të lojtarit, i cili ka marrë përsipër bisedime pas vdekjes së argjentit, Mino Raiola.
Pogba thuhet se do të nënshkruajë kontratë tri-vjeçare me Juventusin, me vlerë prej 10 milionë eurove në sezon.
Interesim për anëtarin e Manchester Unitedit shprehen edhe Paris Saint-Germaini e Real Madridi, por mesfushori besohet se vendosi me zemër për t’u rikthyer në Torino, aty ku është më i lumtur dhe kishte paraqitje më të mira.
29-vjeçari nga “Old Trafford” drejt “Allianz Stadium” do të kalojë si lojtar i lirë.