Alessandro Florenzi do të blihet përfundimisht nga skuadra e Milanit.
Lojtari bëri paraqitje të mira me “Rossonerët” këtë sezon dhe, për rrjedhojë, i ka bindur drejtuesit ta blejnë atë.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, marrëveshja në mes të palëve është për një transferim të lojtarit për shumën e 3 milionë eurove.
Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje që kjo marrëveshje që të finalizohet.