Klubi anglez, Arsenali është në kërkim të një transferimi të madh në sulm dhe tashmë ka etiketuar emrat e mundshëm, të cilët vijnë nga Serie A.
Rikthimi në futbollin e Ligës së Kampionëve do të rrit edhe apetitet e Topçinjve, të cilët do të synojnë të përforcojnë skuadrën për të garuar në mënyrë sa më të denj.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Arsenali po monitoron situatën e yllit të Interit, Lautaro Martinez dhe atij të Napolit, Victor Osimhen.
Martinez po kalon sezonin e tij më të mirë individual për Interin pasi ka shënuar 14 gola në vetëm 27 ndeshje të Serie A. Transferimi i tij nuk është i pamundur, por mund t’i kushtonte Topçinjve rreth 80 milionë euro.
Osimhen është një vit më i ri në moshë, pra 23-vjeçar dhe tashmë ka kaluar 10 gola në ligë për të katërtin sezon radhazi. Napoli shpenzoi gati 70 milionë funte për ta nënshkruar atë në vitin 2020, kështu që ata pritet të kërkojnë së paku 100 milionë euro.