Memphis Depay mund të largohet nga Barcelona në afatin e kalimtar të verës, teksa tri klube nga Premierliga kanë shprehur interesim për të.
Kontrata e holandezit skadon më 30 qershor 2023 dhe kjo mund ta detyrojë klubin katalunas ta shesë lojtarin në afatin e verës, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm.
Sipas “Sport”, Arsenali është një prej klubeve të interesuara për shërbimet e Depayt.
“Topçinjtë” janë të interesuar për të nënshkruar me një sulmues, pasi Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah do të mbesin lojtar të lirë pas përfundimit të këtij sezoni.
Everton dhe Newcastle United janë dy klubet tjera të interesuara për 28-vjeçarin.