Gareth Bale do të largohet përfundimisht nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
Futbollistit uellsian do t’i skadojë kontrata me “Los Blancos” dhe palët nuk janë të interesuar për ta vazhduar më bashkëpunimin.
Mediumi “Fichajes” raporton se Arsenali ia ka vënë syrin përfaqësuesit uellsian, të cilin synon ta transferojë si lojtar të lirë gjatë verës që vjen.
Mbetet të shihet nëse Bale do ta pranonte një ofertë eventuale të “Gunners”.
Ai ishte huazuar nga Reali në Tottenham para dy sezonesh, por u rikthye prapë në “Santiago Bernabeu”.