Sipas mediumit ’90Min’, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me Ousmane Dembele këtë verë dhe planifikon të rihapë bisedimet me francezin.
Chelsea ishte një nga kryesuesit në garën për të nënshkruar me Dembelen në një transferim të lirë, megjithatë sanksionet e vendosura ndaj klubit dhe Roman Abramovich bënë që ata të ndaloheshin nga negociatat, duke i penguar ata të bënin një ofertë për 25-vjeçarin.
Shitja e klubit tek pronarët e ri tashmë është shumë afër dhe do të ketë një tjetër mundësi për transferimin e tij në “Stamford Bridge”.