Kompanitë e basteve dhe të statistikave kanë filluar me kuotat rreth fituesve të mundshëm të Topit të Artë për vitin e ardhshëm, 2024.
Tani ka filluar të flitet për fituesin e ardhshëm dhe sigurisht që emrat nuk janë aspak befasues marrë parasysh edhe formën që po e tregojnë në këtë fillim sezoni.
Sipas kompanisë BetFred, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham konsiderohet si favorit për të fituar Topin e Artë të vitit 2024.
Anglezi tashmë ka një avantazh ndaj Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, rivalët e tij më të afërt për momentin.
Top 10 aktualisht sipas BetFred
- Jude Bellingham – 3/1
- Kylian Mbappe – 4/1
- Erling Haaland – 5/1
- Harry Kane – 6/1
- Lionel Messi – 10/1
- Rodri – 10/1
- Kevin De Bruyne – 20/1
- Mohamed Salah – 25/1
- Jamal Musiala – 25/1
- Julian Alvarez – 33/1