Barcelona si një alternativë për sulm, ka sulmuesin e Bayer Leverkusen, Patrik Schick.
Tash e një kohë po përflitet se Barcelona janë në kërkim të një sulmuesi. Shumë emra janë pjesë në listën e sulmuesve të ekipit të Barçës, por sipas ‘Goal.com’ në mesin e tyre u shtua së fundmi edhe Patrik Schick.
Lojtari kryesor që ekipi i Xavi Hernandez do dëshironte mbetet Erling Haaland i Borussia Dortmund, por shuma e lartë e tij mund të jetë një problem për ekipin ‘Blaugrana’.
Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrik Schick po shihet së fundmi si një opsion për tu transferuar në ‘Camp Nou’. Mbetet të shihet se cili sulmues do transferohet gjatë verës te Barcelona.