Paraqitjet spektakolare të Ousmane Dembele kanë bërë që drejtuesit e Barcelonës të lënë të hapur mundësinë për një negocim.
Dembele dhe Barcelona dështuan të gjenin akordin gjatë vitit të kaluar, dhe pas merkatos së janarit nuk kanë diskutuar më me përfaqësuesit e Dembele.
“Nëse Ousmane Dembele vazhdon të ndihet rehat, ne mund të takojmë agjentin e tij dhe ai mund të qëndrojë”, ka thënë Yuste.
Dembele ishte afër largimit nga Barcelona në ditën e fundit të merkatos së janarit, por lojtari refuzoi opsionet që kishte në dispozicion. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, në fund të këtij sezoni.