Nga Spanja kanë ardhur zëra të merkatos që kanë në qendër Barcelona-n dhe Juventus-in. Sipas Mundo Deportivo-s, katalanasit janë në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë, por që të dijë të përshtatet me sisteme të tjera loje.

Edhe pse operacioni duket shumë i komplikuar për momentin, media spanjolle ka hedhur hipotezën e një shkëmbimi me mbrojtësit të krahut të Barçës, Dest.
Danilo ka një kontratë me Juventus-in deri në 2024-ën: çmimi është shumë i lartë, ashtu si rroga e brazilianit. Për këtë arsye Barcelona duket se po mendon të ofrojë në këmbim Dest.