Skuadra e Barcelonës është e interesuar të transferojë edhe një mesfushor në merkaton e janarit.
Katalanët dështuan keq në Champions League, si dhe u mposhtën në ‘El Clasico’, për të afruar edhe një frymë të keqe në skuadër.
Tani, klubi synon që në merkaton e janarit të afrojë edhe një mesfushor tjetër, bën të ditur ‘Mundo Deportivo’. Tre emrat që prijnë listën e dëshirave të Barcës janë Youri Tielemans, Ruben Neves e Jorginho.
Jorginho i është ofruar klubit edhe më parë, kurse për Tielemans do të ketë garë më të ashpër, pasi atë e do edhe Arsenal.
Mbetet të shihet nëse Barca do të arrijë të marrë shërbimet e ndonjërit prej lojtarëve të përmendur nga MD.