Barcelona ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Lewandowskit i përfundon kontrata me Bayern Munich, në qershor të viti 2023 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ‘Bavarezët’.
Sipas gazetës spanjolle ‘AS’ ekipi i Xavi Hernandez, ofrojnë 60 milionë euro për transferimin e yllit të Bayern Munich, në ‘Camp Nou’.
Për Barcën problem nuk do jetë as paga e lojtarit, pasi janë të gatshëm t`i ofrojnë shumën që polaku do e dëshironte. Mbetet të shihet në fund të sezonit se ku do të jetë e ardhmja e Lewandowski.