Barcelona po synon transferimin e talentit të ri, Carney Chukwuemeka.
Gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubi katalunas ka shprehur interesim për mesfushorin e Aston Villas.
18-vjeçari vlerësohet si një lojtar me potencial të madh, teksa ai po hyn në vitin e fundit të kontratës. Chukwuemeka me klubin anglez ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Mesfushoroi iu bashkua Aston Villas në vitin 2016, teksa debutoi me skuadrën e parë në maj të vitit të kaluar.
Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19.