Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Granadas, në ndeshjen e xhiros së 20-të në La Liga.
Në tri ndeshjet e fundi mes tyre, Barcelona nuk ka arritur të shënojë gol, duke barazuar dy herë dhe duke humbur një.
Katalonasit e lëshuan fitoren nga duart në fund të ndeshjes, edhe pse ishin ekip më i mirë në fushë.
Luuk de Jong realizoi pas 10 minutave, megjithatë goli u anulua për pozicion jashtë lojë.
Goli i epërsisë për mysafirët erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes, pas asistit nga Dani Alves.
Barcelona mori tatëpjetën në minutën e 80-të, kur Gavi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Katalonasit tentuan të mbronin rezultatin, por nuk ia dolën, teksa vendasit barazuan në minutën e 89-të përmes Puertas.
Më pas, Granada pati edhe disa raste të tjera, por rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Granada vendoset e 12-ta me 24 pikë.