Ousmane Dembele duket se ishte duke gjetur formën e tij më të mirë në Barcelonë këtë sezon, teksa fitoi edhe besimin e trajnerit, Xavi Hernandez. Tani, sulmuesi anësor do të jetë jashtë fushës për të paktën një muaj shkaku i lëndimit.
E ardhmja e francezit po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Aishte afër largimit nga “Camp Nou” verën e kaluar, teksa disa javë të atij afati kalimtar i kaloi edhe si lojtar i lirë, megjithatë ai rinovoi me blaugranët.
Por, klauzola prej 50 milionë eurosh e vendosur mund t’i sjellë sërish telashe Barcelonës. Klauzola e tij mund të aktivizohet përpara se Barça të finalizojë një marrëveshje të re. Sipas “Calciomercato”, Liverpooli dhe Newcastle Untedi po mendojnë për të bërë një lëvizje.
Të dy klubet angleze nuk besohet ta kenë problem që të paguajnë 50 milionë euro për 25-vjeçarin.