Cody Gakpo është njëri nga sensacionet më të mëdha në futbollin holandez.
23-vjeçari ishte pranë transferimit te Manchester United, por në fund gjiganti anglez nuk arriti marrëveshje me PSV Eindhoven për çmimin e tij.
Gakpo edhe këtë edicion është duke shkëlqyer, ku në 16 ndeshjet e para në të gjitha garat ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.
Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Gakpo është duke u monitoruar tani nga dy gjigantët e La Ligas, Barcelona dhe Real Madrid.
Gjithsesi për lojtarin në garë janë edhe skuadra tjera të mëdha si Machester United, Milan, Juventus dhe Borussia Dortmund.
PSV është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës në janar nëse vije një ofertë prej 45 milionë eurove.