Barcelona ka vënë në shënjestër mbrojtësin e skuadrës së Arsenal, Gabriel.
Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca shpreson që të negociojnë me Arsenal për kartonin e Gabriel. ‘Gunners’ kërkojnë 40 milionë euro për lojtarin, por Barca ka një marrëveshje tjetër në mendje.
Ata janë gati të ofrojnë dyshen Memphis Depay dhe Riqui Puig, në këmbim të lojtarit. Portieri Neto është po ashtu në mesin e mundësive që mund të nisen për në ‘Emirates’.
Një gjë është e ditur tashmë; Barca nuk mund të paguajë 40 milionë euro për kartonin e Gabriel.