Sipas të gjitha gjasave, Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se klubi katalunas po planifikon tashmë sezonin e ardhshëm pa të.
Sipas mediumit spanjoll, Barcelona ka anuluar çdo takim të planifikuar për të ardhmen me agjentin e Dembeles.
Kësisoj, reprezentuesi francez pritet që të largohet nga “Camp Nou” si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
25-vjeçari te Barcelona u transferua në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi për 140 milionë euro.