Sulmuesi Marcus Thuram sezonin e ardhshëm pritet të jetë pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Ai te Barcelona do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Borussia Moenchengladbachut. Kalimin e sulmuesit francez te Barça pothuajse e ka konfirmuar edhe babai i tij, Lillian Thuram.
Ai ka thënë se çdo futbollist ëndërron të luajë për Barcelonën, duke shtuar se është një ekip i madh që trajneri Xavi Hernandez e ka kthyer në krye të La Ligas.
Lillian Thuram ka luajtur për Barcelonën, ndërsa Marcusi është pjesë e Gladbachut prej vitit 2019. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman, ndërsa këtë sezon ka shënuar 13 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat.