Skuadra e Barcelonës ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut të majtë, portugezin Alejandro Grimaldo. Për transferimin e tij, Barcelona i ka ofruar Benficas 25 milionë euro, raporton të mërkurën “A Bola”.
Te Barcelona po e shohin Grimaldon si përforcim të duhur për mbrojtjen pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion me fanellën e Benficas. 26-vjeçari ka gjashtë gola e nëntë asistime në 48 paraqitje deri më tani për ekipin portugez, me të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm.
Në fakt, Grimaldo është zhvilluar si futbollist në Akademinë e Barcelonës përpara se t’i bashkohet Benficas në janar të vitit 2016 nga ekipi i dytë.