Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë.
Skuadra katalane ka bërë disa lëvizje për mbrojtjen gjatë merkatos së verës, por mbeti keq për krahun e djathtë.
Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Barcelona është tashmë e interesuar për të lidhur një marrëveshje me 19-vjeçarin e Olympique Lyon, Malo Gusto.
Mbrojtësi francez thuhet se është në listën e ngushtë të dëshirave të Barcës dhe ka Xavi ka mbetur impresionuar me talentin e tij.
Gusto ka regjistruar 13 paraqitje këtë edicion me skuadrën e Lyon.