Përfundimisht, Robert Lewandowski do të mund të luajë derbin kundër Espanyolit. Sulmuesi polak, i cili ishte suspenduar për tre ndeshje pasi u përjashtua kundër Osasunas në ndeshjen e fundit të ligës, ka marrë masën paraprake për sanksionin e vendosur dhe mund të jetë në dispozicion për Xavi Hernández në derbi.
“Robert Lewandowski do të mund të luajë nesër kundër Espanyolit pasi Gjykata Qendrore e Madridit ka vendosur masën e sigurimit ndaj sanksionit të vendosur nga TAD”, thuhej në njoftimin e Barcelonës.
Masa vjen vetëm një javë pasi Gjykata Administrative e Sportit (TAD) hodhi poshtë ankesën e FC Barcelona për ndalimin me tre ndeshje ndaj Robert Lewandowski pas përjashtimit të tij në ndeshjen e fundit të ligës kundër Osasunas.
Në fund nuk do të jetë kështu dhe sulmuesi i FC Barcelona do të jetë në dispozicion për t’u përballur me Espanyol në ndeshjen e fundit të vitit 2022.