Barcelona nuk kërkon më shërbimet e Marco Asensios.
Ditë më parë u raportua se Barça po monitoron situatën e anësorit të Real Madridit.
Por, duket se drejtuesit e klubit kanë vendosur të heqin dorë nga spanjolli.
Sipas raportimit të ‘El Nacional’, Barcelona nuk do të vazhdojë më ndjekjen e Marco Asensio.
Xavi Hernandez ka njoftuar klubin që është i kënaqur me repartin e sulmit.
Kujtojmë që anësori ka kontratë me Realin deri në vitin 2023, dhe nuk është pranë rinovimit.