Aston Villa është e hapur për të lejuar largimin e talentit të skuadrës, Carney Chukwuemeka.
Fabrizio Romano ka bërë të ditur se klubi anglez ia ka vendosur një çmim rreth 20 milionë funte lojtarit, për të cilin interesim ka shprehur Barcelona. Barça thuhet se po prin në garën për transferimin e Chukwuemeka, i cili gjithashtu po kërkohet edhe nga disa klube tjera elitare nga Evropa.
18-vjeçari vlerësohet si një lojtar me potencial të madh, teksa ai me Aston Villan ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Mesfushoroi iu bashkua Aston Villas në vitin 2016, teksa debutoi me skuadrën e parë në maj të vitit të kaluar. Ai regjistroi në total 14 paraqitje në Premierligë dhe bëri një asistim.
Carney Chukwuemeka ka prejardhje nga Nigeria, teksa ka lindur në Eisenstadt të Austrisë – por ai deri më tani ka përfaqësuar Kombëtaren e Anglisë, në grupmoshat U17, U18 dhe U19.