Barcelona nuk po ndalet në këtë merkato.
Në merkaton verore ekipi katalunas ka qenë tepër aktiv në tregun e transferimeve, duke u shndërruar krejtësisht në një ekip tjetër.
Ajo në këtë merkato ka siguruar shërbimet e lojtarëve si: Pablo Torre, Christensen, Kessie, Raphinha, Dembele, Lewandowski dhe së fundi edhe Kounde.
Mirëpo kjo nuk do të jetë fundi i fuqizimit të Barcelonës, gazetari i njohur Gerard Romero ka bërë të ditur se presidenti Laporta ka arritur në parim një marrëveshje për Bernardo Silvan, që do t’i kushtojë 50-55 milionë euro.
https://twitter.com/ReshadRahman_/status/1556967632598859776