Barcelona po kalon në një fazë mjaft të mirë periudhën e fundit, duke tejkaluar fazën e vështirë me të cilën u përballë në pjesën e parë të sezonit.
Blaugranët nuk kanë humbur asnjë ndeshje prej datës 20 janar 2022, që prej përballjes kundër Ath.Bilbao.
Në këtë ndeshje po ashtu u lëndua edhe ylli dhe e ardhmja e sulmit të Barçës, Ansu Fati i cili ishte jashtë fushave të blerta për më shumë se dy muaj.
Mirëpo, Fati është kthyer sot në stërvitje me lojtarët e tjerë të ekipit, dhe pritet të luaj pas dy apo tre javësh, varësisht nga progresi i vetë lojtarit.
Look who it is!
👏👏👏👏👏 pic.twitter.com/YTpNLjeJNn— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 28, 2022