Ylli i Barcelonës, Frenkie de Jong vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Holandezi thuhet se mund të kalojë në Premier League ose te Bayern Munich, por deri më tani nuk ka diçka konkrete.
Gjithsesi, Barca duket se ka gati planin në rast se lojtari largohet. Javi Miguel insiston se katalanët kanë identifikuar dy emra të cilët do t’i transferojnë për të mbuluar hapësirat e Frenkie.
Bëhet fjalë për Carlos Soler të Valencias dhe Martin Zubimendi të Real Sociedad. Zubimendi luan në rolin e shkatërruesit, derisa Soler ka aftësi të mira ofensive.
Xavi Hernandez dhe vet Frenkie de Jong janë shprehur se nuk duan një largim të lojtarit. Mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet.