Emër i ri nga spanja për merkaton e Napolit pas formës fenomenale që po kalojnë napolitanët këtë edicion.
Sipas raportimeve të “El Nacional”, të kaltërit po mendojnë për Jordi Alba në merkaton e janarit, ku mbrojtësi anësor pritet të largohet nga Barcelona.
Katalanasit janë të gatshëm ta lejojnë të largohet me parametra zero mbrojtësin spanjoll.
Alba ka qenë njëri nga futbollistët më të padëshiruar këtë edicion nga tifozët e Barcelonës pas paraqitjeve fantastike të të riut Balde.