Barcelona është duke vazhduar të shikojë situatën e mesfushorit të AC Milanit, Franck Kessie.
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do jetë agjent i lirë në verë dhe duke marrë parasysh gjendjen e rëndë financiare, katalunasit duan ta shfrytëzojnë këtë mundësi, .
Sipas “Mundo Deportivo”, Kessi gjithashtu do kërkojë një bonus të lartë nëse pranon të transferohet si agjent i lirë, por nuk do jetë aq sa vlerësohet në “Transfermarkt” me 45 milionë euro.
Kessie nuk është ndonjë lojtar me profil që pëlqehet nga Barcelona, por blaugranasit do pranonin ta kishin në skuadër që të rivalizojë yjet si Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Pedri, Gavi dhe Nico për një pozitë në formacionin titullar.
Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic gjithashtu ishte i lidhur, por thuhet se ky i fundit ka pranuar të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.