Gavi mund të pranojë disa oferta gjatë merkatos së ardhshme.
Lojtari spanjoll, Gavi nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij te Barcelona dhe me kontratën aktuale ai është lojtar i Barcës vetëm deri në vitin 2023.
Rinovimi ka munguar për arsye të ndryshme, një nga të cilat është struktura e pagave. Ndonëse flitet se marrëveshja në parim është arritur, formalizimi s’është bërë akoma.
Sipas raportimeve të ‘Bild’, skuadra si Manchester United, Liverpool dhe Bayern Munich janë të interesuara për nënshkrimin e talentit spanjoll.
Transferimi i Gavi do të jetë i vështirë, pasi Xavi Hernandez e pëlqen shumë lojtarin dhe do të shtyjë deri në fund për rinovimin e tij.