Joao Cancelo është lojtari i ri i Bayern Munichut.
Mbrojtësi portugez u shpreh i lumtur me huazimin e tij tek bavarezët – teksa tha se kalimi në Gjermani është një motivim shtesë për të.
“Bayerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë dhe është një motiv i madh për mua që të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm”, tha Cancelo.
“E di që kjo skuadër jeton për tituj dhe fiton çdo vit. Jam i uritur për fitore, do të jap gjithçka”, përfundoi ai. Kujtojmë se Cancelo është huazuar tek Bayern Munich dhe klubi ka mundësi blerje për 70 milionë euro.