Eintracht Frankfurt nuk shpenzoi asgjë për kartonin e Randal Kolo Muani, të cilin e siguroi falas në verë. Sulmuesi francez numëron 8 gola dhe 11 asiste deri në këtë fazë të sezonit, duke qenë një nga zbulimet e bukura në Bundesligë.
Performancat pozitive sollën ftesën e Francës në Katar 2022. 24-vjeçari shënoi golin e tij të parë në një Botëror në gjysmëfinalen ndaj Marokut, teksa do të shpallej Hero Kombëtares nëse do tregohej i saktë përballë Martinez në sekondat e fundit të finales ndaj Argjentinës.
Gjithsesi, lojtari me origjinë nga Kongo luftoi fort dhe fitoi 13 duele në betejën e Dohas, edhe pse nuk e nisi si titullar me “Gjelat”. Rekordi i dueleve të fituara në një finale Botërori i përket Gennaro Gattusos me 17 të tilla në vitin 2006.
Milani e ndjek prej kohësh, Kolo Muani është pjesë e listës së dëshirave të dyshes Maldini-Massara, por në garë është përfshirë edhe Bayern Munchen sipas shtypit sportiv gjerman. Drejtuesit e Bayernit po përgatitin një ofertë për sulmuesin francez.